Shkupi paralajmëron marsh më 27 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Këshilli Organizativ i Protestës ka paralajmëruar një marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së për të dielën, më 27 shtator, në orën 14:00, te sheshi “Skënderbeu” në Shkup. Thirrja vjen…

Këshilli Organizativ i Protestës ka paralajmëruar një marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së për të dielën, më 27 shtator, në orën 14:00, te sheshi “Skënderbeu” në Shkup. Thirrja vjen pas dënimit të tyre në Hagë.
Fexhri Asipi, nga Këshilli Organizativ, u bëri thirrje partive shqiptare, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, studentëve, akademikëve, artistëve dhe shoqërisë civile që të marrin pjesë.
“Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët”, tha Asipi, duke e shtrirë ftesën përtej organizimeve partiake.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


