Pa kategori

Krasniqi: Mbrojtja nga ndikimi i papërshtatshëm mbeti pa adresuar më 2025

Mbrojtja e pavarësisë së sistemit prokurorial nga ndikimi i papërshtatshëm nuk ishte adresuar gjatë vitit 2025, tha anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Milot Krasniqi, gjatë prezantimit të raportit vjetor…

Krasniqi: Mbrojtja nga ndikimi i papërshtatshëm mbeti pa adresuar më 2025
Dëgjo artikullin 1 min

Mbrojtja e pavarësisë së sistemit prokurorial nga ndikimi i papërshtatshëm nuk ishte adresuar gjatë vitit 2025, tha anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Milot Krasniqi, gjatë prezantimit të raportit vjetor që KPK-ja votoi.

Sipas Krasniqit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit së fundmi ka zbatuar një masë në këtë drejtim. Ai sqaroi se ajo nuk është përfshirë ndër të arriturat e vitit 2025, pasi i përket periudhës pasuese, dhe pritet të pasqyrohet në raportin e ardhshëm.

Raportimi për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit ishte shoqëruar me vonesa të theksuara. Krasniqi i lidhi ato me ndryshimet në përbërjen e Këshillit dhe mosfunksionimin për një periudhë të strukturës përgjegjëse për monitorim.

Edhe siguria e prokurorëve mbetet çështje që kërkon punë shtesë. Sipas tij, gjatë vitit 2025 nuk ishin kryer disa matje dhe analiza të nevojshme për vlerësimin e saj.

Ndër të arriturat, Krasniqi përmendi miratimin e strategjisë për krimet e luftës, avancimin e rregulloreve të sistemit prokurorial dhe përgatitjen e shtatë raporteve për vlerësimin e performancës së grupeve të prokurorëve. Dokumenti prej 107 faqesh përmban edhe përfundime e rekomandime për zbatimin e planit strategjik 2025–2027.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top