Pa kategori

Shkup, sot marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Këshilli Organizativ ka paralajmëruar për sot, 27 shtator, një marsh në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Sipas njoftimit, marshi nis…

Shkup, sot marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Këshilli Organizativ ka paralajmëruar për sot, 27 shtator, një marsh në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Sipas njoftimit, marshi nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”, nën moton “Jo në emrin tim!”.

Ftesa për pjesëmarrje u është drejtuar qytetarëve, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe ish-të burgosurve politikë. Organizatorët kanë ftuar gjithashtu studentë, profesorë, akademikë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të subjekteve politike shqiptare.

Këshilli Organizativ ka kërkuar që marshi të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të respektojnë rendin dhe qetësinë publike.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top