Shasivari i përgjigjet BDI-së: Respektimi i vendimit të Hagës nuk nënkupton pajtim
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, kundërshtoi në Kuvend interpretimin e BDI-së për qëndrimin e tij ndaj procesit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se…

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, kundërshtoi në Kuvend interpretimin e BDI-së për qëndrimin e tij ndaj procesit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se respektimi i një vendimi nuk nënkupton pajtim me përmbajtjen e tij dhe theksoi të drejtën për ankesë.
Debati u zhvillua gjatë seancës për pyetjet e deputetëve. Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, e akuzoi ministrin se kishte bërë thirrje për pranimin paqësor të vendimit dhe se po shmangte përgjegjësinë morale duke iu referuar procedurës së ankesës.
Shasivari tha se deklarata e tij ishte bërë përpara publikimit të aktgjykimit dhe pretendoi se ajo ishte shtrembëruar për qëllime politike. Sipas tij, mesazhi kishte qenë se palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin, cilado qoftë përmbajtja e tij.
“Të thuash se një vendim, i cili është qëndrim i komunitetit evropian dhe ndërkombëtar, duhet të respektohet, nuk do të thotë se pajtohesh me atë vendim, me përmbajtjen e vendimit, por kjo do të thotë të shfrytëzohet ankesa si mjet juridik”, deklaroi Shasivari.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


