Pa kategori

Sejdiu për rikthimin në presidencë: Nuk është për mua

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar se ka pasur komunikim për një rikthim të mundshëm në presidencë. Duke komentuar diskutimet për emrin e tij, ai tha se nuk është…

Sejdiu për rikthimin në presidencë: Nuk është për mua
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar se ka pasur komunikim për një rikthim të mundshëm në presidencë. Duke komentuar diskutimet për emrin e tij, ai tha se nuk është i gatshëm ta marrë sërish këtë post, sipas deklaratës së përcjellë nga Ekonomia Online.

“Jo, jo, nuk është për mua, nuk kam kurrfarë komunikimi”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai shtoi se, në vlerësimin e tij, ka ardhur koha që postin e presidentit ta marrin figura të tjera.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top