Reshitaj për Byronë: “Shumë maska do të bien!”
Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, tha se zbatimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të zbulojë keqpërdoruesit e shtetit, duke premtuar se do ta mbikëqyrë zbatimin e…

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, tha se zbatimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të zbulojë keqpërdoruesit e shtetit, duke premtuar se do ta mbikëqyrë zbatimin e tij pa kompromis dhe pa dallim.
Në një postim në Facebook pas dekretimit të ligjit nga presidentja, Reshitaj shkroi: “Shumë maska do të bien!” Ajo tha se e kishte përkrahur ligjin dhe kishte kontribuar në shtyrjen e tij përpara.
Sipas deputetes, qytetarët meritojnë të dinë kush është pasuruar në kurriz të tyre dhe kush është fshehur pas petkut të ndershmërisë. Në deklaratën e saj nuk përmendi emra apo raste konkrete.
Reshitaj tha gjithashtu se shumë njerëz do të zhgënjehen nga persona tek të cilët kishin besim, duke shtuar se edhe ajo kishte përjetuar zhgënjime të tilla.
“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Askush nuk duhet të mbrohet nga pozita, pushteti apo lidhjet politike”, shkroi ajo, duke e cilësuar Byronë si fillim të llogaridhënies së vërtetë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


