Pa kategori

Schuebel: Partitë të bashkërendohen për zgjedhjen e Presidentit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, u bëri thirrje partive politike të veprojnë së bashku për zgjedhjen e Presidentit dhe sigurimin e stabilitetit institucional. Mesazhi i tij u…

Schuebel: Partitë të bashkërendohen për zgjedhjen e Presidentit
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, u bëri thirrje partive politike të veprojnë së bashku për zgjedhjen e Presidentit dhe sigurimin e stabilitetit institucional. Mesazhi i tij u përcoll në njoftimin e BE-së me rastin e vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë më 1 tetor.

“Vizita e saj vjen në një kohë kur partitë politike të Kosovës duhet të veprojnë në bashkërendim për ta zgjedhur Presidentin”, tha Schuebel. Ai e lidhi stabilitetin institucional me mundësinë që Kosova t’i shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron BE-ja.

Schuebel, i cili mirëpriti von der Leyenin gjatë vizitës, e cilësoi BE-në si partnerin më të fuqishëm dhe më të besueshëm të Kosovës për më shumë se 25 vite, duke theksuar mbështetjen për rrugën e integrimit evropian.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top