Pa kategori

Rutte në Ajovë, vlerëson trupat amerikane për kontributin në KFOR

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe ambasadori amerikan në Aleancë, Matthew Whitaker, vlerësuan trupat e Gardës Kombëtare të Ajovës për kontributin në KFOR. Sipas njoftimit të NATO-s, ata…

Rutte në Ajovë, vlerëson trupat amerikane për kontributin në KFOR
Dëgjo artikullin 1 min

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe ambasadori amerikan në Aleancë, Matthew Whitaker, vlerësuan trupat e Gardës Kombëtare të Ajovës për kontributin në KFOR. Sipas njoftimit të NATO-s, ata vizituan më 23 shtator shtabin e Gardës në Camp Dodge, ku u takuan me gjeneralmajorin Stephen Osborn.

Gjatë vizitës, Rutte dhe Whitaker falënderuan trupat për shërbimin e tyre në stërvitjet dhe misionet e NATO-s, duke veçuar angazhimin në misionin në Kosovë.

Një ditë më parë, të dy ishin takuar me guvernatoren e Ajovës, Kim Reynolds. Në një diskutim publik në Des Moines, Rutte theksoi lidhjet historike dhe vlerat e përbashkëta mes NATO-s dhe SHBA-së, si dhe rëndësinë e forcimit të industrisë së mbrojtjes.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top