Pa kategori

Kearns Serbisë: Qytetarët duhen mbrojtur nga kërcënimet ushtarake

Deputetja britanike Alicia Kearns tha se autoritetet serbe kanë detyrimin të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të sigurojnë që ndaj tyre të mos përdoren kërcënime ushtarake, ndërsa u bëri thirrje…

Kearns Serbisë: Qytetarët duhen mbrojtur nga kërcënimet ushtarake
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja britanike Alicia Kearns tha se autoritetet serbe kanë detyrimin të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të sigurojnë që ndaj tyre të mos përdoren kërcënime ushtarake, ndërsa u bëri thirrje Londrës dhe Bashkimit Evropian të angazhohen për ruajtjen e paqes.

Në reagimin e saj për zhvillimet në Serbi, Kearns i cilësoi pamjet nga vendi si thellësisht shqetësuese dhe shprehu shqetësimin se frika po rritet.

“Qeveria ka detyrimin t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të sigurojë që të mos krijohet një klimë frikësimi apo të përdoren kërcënimet ushtarake kundër qytetarëve”, deklaroi ajo.

Kearns kërkoi gjithashtu angazhim nga partnerët evropianë dhe britanikë: “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të sigurojnë që qeveria serbe të mos ketë asnjë dyshim se paqja duhet të ruhet”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top