Rudolph pret rifillim të shpejtë të dialogut me Serbinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, shprehu shpresën që kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij të angazhohen për rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë. Në letrën e…

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, shprehu shpresën që kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij të angazhohen për rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë. Në letrën e urimit për rizgjedhjen e Kurtit, të publikuar nga Qeveria e Kosovës, ai e lidh përparimin në dialog me perspektivën evropiane të vendit.
“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja për normalizimin me Serbinë mbetet esencial për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rudolph në letrën që mban datën 25 shtator.
Ambasadori shpreh pritjen që qeveria të punojë drejt marrëveshjeve praktike, reciprokisht respektuese dhe të qëndrueshme. Sipas tij, përkushtimi i Kosovës ndaj integrimit në BE është një shtyllë e bashkëpunimit me Gjermaninë.
Rudolph thekson gjithashtu se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


