Pa kategori

Rubio u propozon kubanëve partneritet me CIA-n për ndryshime politike

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që duan ndryshime politike të bashkëpunojnë me CIA-n, duke i ftuar drejt një “partneriteti diskret me CIA-n”. “Për ata…

Rubio u propozon kubanëve partneritet me CIA-n për ndryshime politike
Dëgjo artikullin 1 min

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që duan ndryshime politike të bashkëpunojnë me CIA-n, duke i ftuar drejt një “partneriteti diskret me CIA-n”.

“Për ata që dëshirojnë të sjellin ndryshime pozitive në Kubë – tani është koha”, shkroi Rubio të premten në rrjetin social X. Ai përmendi premtimet e pambajtura, korrupsionin dhe privilegjet që, sipas tij, i gëzon vetëm një pakicë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, Carlos Fernández de Cossío, e ironizoi thirrjen. Në një reagim në X, ai tha se Uashingtoni po i drejtohej rekrutimit publik për CIA-n dhe e krahasoi promovimin e agjencisë me shitjen e një tubi paste dhëmbësh.

Ndërkohë, CIA publikoi në X një video në spanjisht me udhëzime për personat që kanë informacione me interes për agjencinë. Videoja i këshillon që, nëse mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt, të paraqiten fillimisht personalisht në një ambasadë zyrtare amerikane.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top