Rrustemi: VV s’është kundër projektligjit, por duhet të ndihmojë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se partia e tij nuk është kundër projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por se duhet të vlerësohet nëse masat…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se partia e tij nuk është kundër projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, por se duhet të vlerësohet nëse masat e propozuara ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së. Në emisionin “Politiko”, ai kërkoi analizë të zgjeruar dhe bashkërendim me ekipet e mbrojtjes.
“VV nuk është kundër projektligjit, por është shumë e rëndësishme të bindemi që ndihmon”, tha Rrustemi. Sipas tij, puna për zhvillimet në Hagë duhet të vazhdojë edhe pas miratimit të ndryshimeve ligjore.
Ai ngriti shqetësimin se kush do ta ndiqte këtë proces nëse Kuvendi shpërndahet pas votimit. “Unë e kam thënë, beteja reale fillon një ditë pas miratimit të këtij ligji. A thua kush do të merret me këtë betejë nëse e kemi të shpërndarë Kuvendin? Ka shumë rëndësi”, deklaroi deputeti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


