Reçica: Diplomacia parlamentare të angazhohet për ish-krerët e UÇK-së
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, kërkoi që mbështetja diplomatike, ligjore dhe lobuese për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të përfshihet në planin e punës së Komisionit për Punë të Jashtme,…

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, kërkoi që mbështetja diplomatike, ligjore dhe lobuese për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të përfshihet në planin e punës së Komisionit për Punë të Jashtme, përmes diplomacisë parlamentare dhe grupeve të miqësisë.
Në mbledhjen e komisionit, Reçica kërkoi vëmendje të veçantë për të akuzuarit dhe të dënuarit në shkallë të parë. Ai i cilësoi dënimet të padrejta dhe tha se mekanizmat shtetërorë duhet të angazhohen brenda ligjeve dhe mundësive që ka Kosova.
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi që plani të përcaktojë edhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se plani i punës mund të rishqyrtohet për të përcaktuar prioritete të përbashkëta dhe për të koordinuar angazhimin e deputetëve në organizatat ndërkombëtare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


