Mickoski: Ka vite që nuk kam biseduar me Ahmetin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha në Alsat se ka vite që nuk ka biseduar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa takimet e fundit i përshkroi si…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha në Alsat se ka vite që nuk ka biseduar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa takimet e fundit i përshkroi si përshëndetje kalimthi në parlament.
“Nuk e di, në parlament, kur ka pasur pyetje deputetësh jemi takuar duke kaluar. Ndërsa nëse është pyetja se kur kemi biseduar, ka vite”, tha Mickoski, kur u pyet për kontaktin e fundit me Ahmetin.
Ai mohoi edhe takime të kohëve të fundit dhe komunikime me kreun e BDI-së.
Duke sqaruar vlerësimin e mëhershëm për Ahmetin si politikan me përvojë, Mickoski tha se njerëzit që kanë kaluar disa dekada në politikë nuk mund të cilësohen si pa përvojë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


