Pa kategori

Rasti Zekaj: Komisioni vendos në rend dite ekspertët e jashtëm

Zgjedhja e ekspertëve të jashtëm është në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Komisioni…

Rasti Zekaj: Komisioni vendos në rend dite ekspertët e jashtëm
Dëgjo artikullin 1 min

Zgjedhja e ekspertëve të jashtëm është në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Komisioni do të trajtojë edhe çështje të organizimit të punës së tij.

Në mbledhjen e së hënës, më 9 nëntor, kryesuesi Burim Ramadani njoftoi se Zyra e Kryeministrit kishte përcjellë raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, e kritikoi qasjen e Zyrës së Kryeministrit, duke pretenduar se po tentohet të mbulohen të metat institucionale në mbrojtjen e Zekajt. Pas diskutimeve mes anëtarëve, ajo mbledhje vazhdoi me dyer të mbyllura për mediat.

Kuvendi i Kosovës e themeloi komisionin më 29 tetor, me mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Përveç rastit të Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, mandati përfshin edhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top