Pa kategori

Ambasada britanike për Arlindën: Ndihma duhet të sjellë mbrojtje

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kërkon mbrojtje për gratë që denoncojnë dhunën dhe llogaridhënie për veprimet e mosveprimet institucionale, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u ishte…

Ambasada britanike për Arlindën: Ndihma duhet të sjellë mbrojtje
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kërkon mbrojtje për gratë që denoncojnë dhunën dhe llogaridhënie për veprimet e mosveprimet institucionale, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u ishte drejtuar institucioneve për ndihmë.

“Askush që ndërmerr hapin e guximshëm për të kërkuar ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Duke shprehur pikëllim për vrasjen, ambasada e cilësoi mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna në familje si çështje themelore të sigurisë. Sipas saj, rasti nxjerr në pah nevojën për veprime konkrete që i vendosin gratë që përjetojnë dhunë në qendër të reagimit institucional.

Në këtë kuadër, përfaqësia britanike theksoi rëndësinë e koordinimit efektiv ndërmjet institucioneve dhe garantimit të qasjes në drejtësi, krahas shqyrtimit të përgjegjësive për veprimet ose mosveprimet e tyre.

Ambasada shprehu ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Zekajt, si dhe shpresën që drejtësia të vihet në vend.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top