Rashiq mbështet Listën Studentore, kërkon ndryshim të politikës së Beogradit ndaj Kosovës
Nenad Rashiq thotë se partia e tij do ta mbështesë pa kushte Listën Studentore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 25 tetor. Në deklaratën për Radion Evropa e Lirë, ministri…

Nenad Rashiq thotë se partia e tij do ta mbështesë pa kushte Listën Studentore në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 25 tetor. Në deklaratën për Radion Evropa e Lirë, ministri në Qeverinë e Kosovës dhe drejtuesi i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë tha se do të angazhojë kapacitetet e partisë për mobilizimin e votuesve.
Sipas Rashiqit, mbështetja do të përfshijë angazhimin personal dhe organizimin e udhëtimeve të përbashkëta drejt vendvotimeve. Ai e lidh këtë qëndrim me synimin për ndryshimin e politikës së Beogradit ndaj Kosovës dhe përfshirjen e serbëve të Kosovës në vendimet që i prekin.
“Institucionet e Kosovës janë të vetmet që na kanë mbetur dhe ne duhet të bëhemi një faktor brenda tyre”, deklaroi Rashiq për Radion Evropa e Lirë. Ai kërkoi gjithashtu që serbët e Kosovës të përfshihen në dialogun që zhvillohet në Bruksel.
Mbështetja e tij vjen ndërsa Lëvizja Studentore ka publikuar një memorandum ku thuhet se “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”. Rashiq tha se serbët e Kosovës i njohin qëndrimet kushtetuese të të dyja vendeve, por kërkojnë komunikim të dyanshëm me Beogradin.
Lista Serbe, ndërkaq, mbështet listën Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar, duke e lidhur këtë zgjedhje me vazhdimin e mbështetjes institucionale të Serbisë për serbët në Kosovë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


