Ekonomi

Raportimet flasin për 20 punëtorë të vdekur këtë vit, Inspektorati ka evidentuar 14 raste

Një tjetër vdekje në vendin e punës në Zubin Potok e ka çuar në 20 numrin e punëtorëve që raportohet se kanë humbur jetën gjatë këtij viti në Kosovë, ndërsa…

Raportimet flasin për 20 punëtorë të vdekur këtë vit, Inspektorati ka evidentuar 14 raste
RTK
Dëgjo artikullin 1 min

Një tjetër vdekje në vendin e punës në Zubin Potok e ka çuar në 20 numrin e punëtorëve që raportohet se kanë humbur jetën gjatë këtij viti në Kosovë, ndërsa organizatat kërkojnë masa më të forta sigurie.

Të dhënat e paraqitura në kronikën e RTK-së nxjerrin në pah mospërputhje ndërmjet shifrave nga terreni dhe evidencave zyrtare: raportimet flasin për 20 viktima, ndërsa Inspektorati Qendror i Punës ka regjistruar 14 raste.

Sektori i ndërtimtarisë mbetet ndër më të rrezikshmit, por përfaqësuesit e shoqërisë civile paralajmërojnë se dëmet nuk kufizohen te aksidentet fatale.

Brikena Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet tha se sëmundjet profesionale në sektorë të rëndë, përfshirë KEK-un dhe Trepçën, vazhdojnë të mbeten të patrajtuara, ndërsa një listë e përgatitur më herët nuk është vënë në zbatim.

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve thotë se nga viti 2018 deri sot kanë vdekur mbi 180 punëtorë në vendin e punës. Inspektorati ka deklaruar se është i përkushtuar për zbatimin e rregullave dhe parandalimin e aksidenteve.

Scroll To Top