Rama: Uniteti për deklaratën e Kuvendit ishte jetik
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi jetik unitetin institucional në miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një postim në…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi jetik unitetin institucional në miratimin e deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një postim në Facebook, ai tha se dallimet politike nuk duhet të mbizotërojnë mbi përgjegjësinë e përbashkët për çështjet që lidhen me luftën për liri dhe historinë e Kosovës.
“Sot, përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, Kosova foli me një zë”, shkroi Rama.
Ai kërkoi që mesazhi i unitetit nga Kuvendi të dëgjohet edhe jashtë vendit. “Sot Kuvendi e dha këtë mesazh. Dhe është një mesazh që duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, shtoi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


