Pa kategori

Rama: Studentët e 1997-s sfiduan regjimin përmes kërkesës për arsim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi protestën studentore të 1 tetorit 1997 si akt politik dhe rezistence që sfidoi regjimin përmes kërkesës për kthim në universitet. Në një postim…

Rama: Studentët e 1997-s sfiduan regjimin përmes kërkesës për arsim
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e cilësoi protestën studentore të 1 tetorit 1997 si akt politik dhe rezistence që sfidoi regjimin përmes kërkesës për kthim në universitet. Në një postim në Facebook, ai përkujtoi studentët që kërkuan rikthimin në hapësirat universitare nga të cilat shqiptarët ishin përjashtuar më 1991.

Sipas Ramës, studentët e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve dhe të prirë nga rektori Ejup Statovci e kthyen kërkesën për arsim në veprim publik, pas viteve të mësimit në shtëpi private dhe moszbatimit të marrëveshjes së arsimit.

Ai kujtoi se studentët, të veshur me të bardha, u përballën paqësisht me bllokadën dhe dhunën e policisë serbe në Velani. Rama tha se Prishtina e nderon këtë brez për shndërrimin e së drejtës për arsim në çështje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top