Pa kategori

Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama mbrojti reformën në drejtësi, duke deklaruar se Shqipëria ka kaluar nga një sistem i mbizotëruar prej korrupsionit në një sistem që po e lufton atë. Qëndrimin e…

Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Edi Rama mbrojti reformën në drejtësi, duke deklaruar se Shqipëria ka kaluar nga një sistem i mbizotëruar prej korrupsionit në një sistem që po e lufton atë. Qëndrimin e shprehu teksa komentonte zhvillimet rreth masës së arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit, të cilën e cilësoi ekstreme.

“Deri dje korrupsioni ishte sistemi. Sot sistemi po e lufton korrupsionin, dhe ky është ndryshimi epokal që ka nisur”, tha Rama.

Kryeministri e përshkroi këtë proces si vetëpastrim të shtetit dhe e lidhi me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Sipas tij, procesi është i zhurmshëm dhe i dhimbshëm, ndërsa mund të prekë edhe individë të pafajshëm dhe të shoqërohet me keqtrajtim të personave të përfshirë.

Megjithatë, Rama e mbrojti drejtimin e reformës dhe këmbënguli se ndryshimet do të vazhdojnë.

“Unë sot jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas. Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalë”, deklaroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top