Pa kategori

Rama: Prishtina miraton mbi 161 milionë euro, LVV-ja kundër

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se është miratuar buxheti i Kryeqytetit për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh. Sipas tij, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.…

Rama: Prishtina miraton mbi 161 milionë euro, LVV-ja kundër
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se është miratuar buxheti i Kryeqytetit për vitin 2027, në vlerë prej mbi 161 milionë eurosh. Sipas tij, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Rama tha se buxheti parashikon mjete për shkollat, shërbimet publike dhe investimet në Prishtinë.

Ai falënderoi asamblistët që mbështetën buxhetin, duke e lidhur miratimin me mundësinë për planifikimin dhe punën e komunës. “Sot treguan përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe i dhanë Kryeqytetit mundësinë të planifikojë e të punojë”, shkroi Rama.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top