Pa kategori
Rama: Nuk mund të burgosësh një njeri pa gjyq
Kryeministri Edi Rama tha se “nuk mund të burgosësh një njeri pa gjyq”, duke iu referuar Ballukut dhe Veliajt gjatë fjalës publike në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të shtunën…

Kryeministri Edi Rama tha se “nuk mund të burgosësh një njeri pa gjyq”, duke iu referuar Ballukut dhe Veliajt gjatë fjalës publike në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të shtunën në Durrës.
Rama kundërshtoi interpretimin se kishte mbrojtur dy zyrtarët. Në të njëjtën fjalë, ai u ndal te ndarja e pushteteve dhe moscenimi i punës së drejtësisë.
Mbledhja nisi me kërkesën e tij që pjesa e parë të zhvillohej pa kamera, për t’iu drejtuar vetëm anëtarëve të partisë. Transmetimi u ndërpre sërish pas përfundimit të fjalës publike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


