Pa kategori

Kurti dhe Rama mbështesin kthimin e migrantëve pa të drejtë qëndrimi

Kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama janë mes 41 liderëve evropianë që kanë mbështetur forcimin e kthimit dhe ripranimit të migrantëve pa të drejtë qëndrimi në Evropë, në përputhje me…

Kurti dhe Rama mbështesin kthimin e migrantëve pa të drejtë qëndrimi
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama janë mes 41 liderëve evropianë që kanë mbështetur forcimin e kthimit dhe ripranimit të migrantëve pa të drejtë qëndrimi në Evropë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ky qëndrim është pjesë e deklaratës së përbashkët për luftimin e migracionit të paligjshëm, të publikuar nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Italia në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur më 12 nëntor në Dublin.

Dokumenti kërkon forcimin e sigurisë kufitare dhe përdorimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për menaxhimin e flukseve të migracionit. Liderët mbështesin edhe shkëmbimin më sistematik të informacionit ndërmjet shteteve për goditjen e rrjeteve të trafikimit të migrantëve.

Një tjetër drejtim është bashkëpunimi me vendet e origjinës dhe tranzitit, përmes mundësive për punësim, aftësimit profesional dhe partneriteteve që synojnë parandalimin e udhëtimeve të rrezikshme.

Krahas këtyre masave, deklarata riafirmon mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe mbështetjen për UNHCR-në dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin. Çështja pritet të trajtohet sërish në samitin e ardhshëm në Zvicër.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top