Pa kategori

Rafuna kërkon uljen e taksave për naftën dhe benzinën

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka kërkuar Qeverisë uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës apo TVSH-së për naftën dhe benzinën. Në një intervistë për Ekonomia…

Rafuna kërkon uljen e taksave për naftën dhe benzinën
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka kërkuar Qeverisë uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës apo TVSH-së për naftën dhe benzinën. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se kjo kërkesë është dorëzuar edhe me shkrim, me synim lehtësimin e barrës për qytetarët, veçanërisht në bujqësi dhe transport.

Rafuna kërkon një paketë urgjente kundër inflacionit. Sipas shifrave që ai paraqiti, inflacioni është rritur nga 5,3 për qind në fillim të vitit në 7,2 për qind. Ai tha se analizat e OEK-ut e nxjerrin transportin dhe energjinë ndër sektorët me peshën më të madhe në këtë rritje.

Kreu i OEK-ut kritikoi Qeverinë për mungesë masash dhe shprehu shqetësim se afrimi i dimrit, varësia nga importet dhe zhvillimet gjeopolitike mund ta shtojnë presionin mbi çmimet.

Ai e lidhi ngadalësimin e zhvillimit ekonomik dhe humbjen e mundësive për investime edhe me mungesën e institucioneve me fuqi të plotë, duke kërkuar zgjidhje politike që i hap rrugë funksionimit të tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top