Pa kategori

Qeveria rialokon mbi 1 milion euro për rrugët në Podujevë e Shtime

Qeveria e Kosovës ka miratuar rialokimin e mbi 1 milion eurove për projekte rrugore në Podujevë dhe Shtime. Sipas vendimit qeveritar, shuma prej 1.080.787,51 eurosh do të përdoret për ndërtimin…

Qeveria rialokon mbi 1 milion euro për rrugët në Podujevë e Shtime
Dëgjo artikullin 1 min

Qeveria e Kosovës ka miratuar rialokimin e mbi 1 milion eurove për projekte rrugore në Podujevë dhe Shtime. Sipas vendimit qeveritar, shuma prej 1.080.787,51 eurosh do të përdoret për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në këto dy komuna.

Në Podujevë parashihet financimi i ndërtimit të rrugëve Lluga–Bellopojë dhe Siboc–Dumosh. Në Shtime, fondet janë paraparë për asfaltimin e rrugës së Topillës dhe të rrugëve Carralevë–Zborc e Rancë–Greiçevc.

Mjetet ishin planifikuar në projektin “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” dhe rialokohen brenda kategorisë së investimeve kapitale në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas Qeverisë, rialokimi mbështetet në memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe kryetarët e dy komunave.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top