Qeveria pezullon Hysen Muzliukajn nga detyra pas aktakuzës
Qeveria e Kosovës ka pezulluar Hysen Muzliukajn nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike. Sipas njoftimit për mbledhjen elektronike të së premtes, masa është…

Qeveria e Kosovës ka pezulluar Hysen Muzliukajn nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike. Sipas njoftimit për mbledhjen elektronike të së premtes, masa është marrë pas ngritjes së aktakuzës për një vepër penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.
Pezullimi do të zgjasë deri në përfundim të procedurës penale. Gjatë kësaj periudhe, Muzliukaj do të marrë 50 për qind të pagës së plotë, sipas vendimit të Qeverisë.
Vendimi parashikon pezullimin sipas detyrës zyrtare nga marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil. Muzliukaj ishte emëruar në krye të institutit me vendim të Qeverisë më 1 gusht 2025.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


