Pa kategori

Protestuesit Qeverisë: Procedojeni projektligjin për Specialen para 6 tetorit

Protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta procedojë urgjentisht në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për…

Protestuesit Qeverisë: Procedojeni projektligjin për Specialen para 6 tetorit
Dëgjo artikullin 1 min

Protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta procedojë urgjentisht në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, për miratim para 6 tetorit. Kërkesa u bë më 30 shtator, në natën e pesëmbëdhjetë të protestës, sipas raportimit të KosovaPress.

Në shesh u vendos mbishkrimi “Bac s’u kry”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit përsëritën thirrjen për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dhe thanë se aktgjykimi dënues “nuk është në emrin e tyre”.

Tubimi kundërshton aktgjykimin e 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet heqje lirie.

Për 1 tetor, në orën 16:00, platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar një tjetër protestë në të njëjtin shesh, në mbështetje të tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top