Pa kategori

Protestuesit para vizitës së von der Leyen: “BE, na keni tradhtuar”

Një grup të rinjsh protestuan në Aeroportin e Prishtinës, ku pritej të mbërrinte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në…

Protestuesit para vizitës së von der Leyen: “BE, na keni tradhtuar”
Dëgjo artikullin 1 min

Një grup të rinjsh protestuan në Aeroportin e Prishtinës, ku pritej të mbërrinte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale, ata shpalosën pankarta me mesazhin “BE, na keni tradhtuar”.

Në pankarta shkruhej edhe “Jo në emrin tim” dhe “Sot Thaçi, nesër Zelensky”. Këto ishin mesazhet e protestuesve në prag të vizitës së zyrtares evropiane në Kosovë.

Gjatë vizitës së 1 tetorit, von der Leyen pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Protesta kundër aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit janë mbajtur çdo ditë në Kosovë që prej shpalljes së tij më 16 shtator.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top