Pa kategori

Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve te Kuvendi

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” lexuan një nga një emrat e 110 deputetëve para njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, duke u kërkuar ta votojnë pa vonesë…

Protestuesit lexojnë emrat e 110 deputetëve te Kuvendi
Dëgjo artikullin 1 min

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” lexuan një nga një emrat e 110 deputetëve para njërës nga hyrjet e Kuvendit të Kosovës, duke u kërkuar ta votojnë pa vonesë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ata marshuan drejt Kuvendit pas përfundimit të protestës së ditës së 18-të. Me këtë aksion, pjesëmarrësit u bënë thirrje deputetëve të veprojnë dhe të mos e shtyjnë më tej votimin.

Sipas protestuesve, kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit. Iniciativa e lidhi kërkesën për votim të menjëhershëm me nevojën për veprime konkrete institucionale në mbrojtje të UÇK-së dhe të çlirimtarëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top