Pa kategori

Protestë në Austin kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Komuniteti shqiptar në Teksas protestoi para Kapitolit të shtetit në Austin kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Pjesëmarrësit shprehën mbështetje për luftën çlirimtare…

Protestë në Austin kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Komuniteti shqiptar në Teksas protestoi para Kapitolit të shtetit në Austin kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Pjesëmarrësit shprehën mbështetje për luftën çlirimtare të Kosovës, ndërsa folësit bënë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe në diasporë.

Protestuesit mbanin flamuj të SHBA-së, Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe pankarta me mesazhet “Not in My Name” (Jo në emrin tim) dhe “Freedom Has a Name: UÇK” (Liria ka emër: UÇK).

Në tubim folën kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Teksas, Visar Visoka, veterani i UÇK-së Ekrem Hyseni, ish-kryetari i komunitetit Nazar Mehmeti, Bruno Ceka, Ruzhdi Halili, Agim Halili dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Wylie, Gino Mulliqi.

Folësit e cilësuan aktgjykimin të padrejtë dhe shprehën besimin e tyre në procesin e apelimit. Ata e lidhën thirrjen për bashkim politik me mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top