Pa kategori

Hegseth përdor rastin e Kosovës kundër shkarkimit të tij

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen amerikane në Kosovë për të kundërshtuar nismën për shkarkimin e tij, duke argumentuar se sekretarët e mëparshëm nuk ishin shkarkuar për operacione…

Hegseth përdor rastin e Kosovës kundër shkarkimit të tij
Dëgjo artikullin 1 min

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen amerikane në Kosovë për të kundërshtuar nismën për shkarkimin e tij, duke argumentuar se sekretarët e mëparshëm nuk ishin shkarkuar për operacione ushtarake të ngjashme.

Në një konferencë për media në Pentagon, ai e cilësoi nismën si një “spektakël politik” dhe e lidhi atë me egon dhe pakënaqësinë personale të kongresmenit republikan Thomas Massie.

“Jo një herë, me ose pa një rezolutë për kompetencat e luftës. Jo nën Reaganin në Liban, jo nën Clintonin në Kosovë, jo nën Obaman në Irak dhe Siri dhe jo nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi. Nuk është shkarkuar asnjëherë”, tha Hegseth.

Massie paraqiti të hënën tetë pika për shkarkimin e tij. Hegseth, nga ana e tij, tha se operacionet ushtarake që ka udhëhequr kanë qenë të ligjshme dhe të suksesshme.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të mbajë të martën një votim procedural për të përcaktuar nëse do të vijojë shqyrtimi i neneve të shkarkimit. Ky hap nuk përbën vendim për shkarkimin e sekretarit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top