Prishtinë: Pritet gjykimi i 21 të akuzuarve për dëbimin e shqiptarëve
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullatës civile. Aktakuza e Prokurorisë Speciale lidhet me dëbimin e…

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullatës civile. Aktakuza e Prokurorisë Speciale lidhet me dëbimin e shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës janar–qershor 1999.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kishin autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat nën përgjegjësinë e tyre. Prokuroria pretendon se ata ishin në dijeni të veprimeve të këtyre forcave përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren.
Në akuzë përfshihen shkatërrimi i pronës, djegia e banesave, përndjekja mbi baza etnike, ndalimet arbitrare dhe sulmet ndaj vendbanimeve shqiptare. Prokuroria i lidh këto veprime me organizimin e kolonave të detyruara të civilëve drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së atëhershme. Aktakuza përmend 862.979 civilë shqiptarë të dëbuar.
Prokuroria pretendon gjithashtu se të pandehurit nuk morën masat e nevojshme për parandalimin ose raportimin e krimeve. Këto janë akuza; përgjegjësia penale individuale mbetet për t’u përcaktuar nga gjykata.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


