Prishtinë, nata e shtatë e protestës kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Protesta “Jo në emrin tim” vijoi për të shtatën natë radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbrëmjen e 22 shtatorit. Pjesëmarrësit kundërshtuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve…

Protesta “Jo në emrin tim” vijoi për të shtatën natë radhazi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbrëmjen e 22 shtatorit. Pjesëmarrësit kundërshtuan aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Me pankarta “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, protestuesit kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Sipas organizatorëve, tubimet do të vijojnë me kërkesat për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Protestat në kryeqytet kanë nisur më 16 shtator, pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


