Presioni i qytetarëve është çdo ditë në rritje – Tasholli për veprimet pas vendimit të Speciales
Ismail Tasholli nga platforma ‘Liria Ka Emër’ tha se presioni qytetar po rritet dita-ditës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Tasholli tha se qytetarët janë të…

Ismail Tasholli nga platforma ‘Liria Ka Emër’ tha se presioni qytetar po rritet dita-ditës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tasholli tha se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën dhe kërkojnë seriozitetin e qeverisë në trajtimin e kësaj teme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Qytetari është i pjekur në leximin e secilit mesazh politik edhe kërkesa e tij decidive është serioziteti i trajtimit të asaj se çka ka ndodhur në Hagë. Do të thotë në këtë hapësirë më nuk ka mundësi të mashtrimit të qytetarit. Presioni i qytetarit është çdo ditë e në rritje për kërkesën e seriozitetit të qeverisë.
Mos të harrojmë qeveria i ka resurset, mundësitë organizimin, madje në një konferencë për shtyp atje kur e paralajmëruam 1 tetorin si datën e marshit që jo në emrin tim do të thotë që të bashkëpunoj edhe me Shqipërinë të bashkëpunoj me të gjithë… Është e domosdoshme që të krijojmë mundësinë, të krijojmë platformat, të shfrytëzojmë mundësitë, rrjetet dhe të përçojmë mesazhe dhe të ekspozojmë fakte.
Ai i bëri këto deklarata në emisionin “DPT Te Fidani”.


