Policia u kërkon protestuesve në Tiranë distancim nga të maskuarit
Policia e Shtetit u ka kërkuar protestuesve në Tiranë të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas saj, po sulmojnë punonjësit e policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e…

Policia e Shtetit u ka kërkuar protestuesve në Tiranë të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas saj, po sulmojnë punonjësit e policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.
Në komunikatën publike, institucioni paralajmëron se personat që kryejnë veprime të kundërligjshme do të përballen me përgjegjësi penale dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës.
“E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet”, thuhet në apel.
Policia thekson se protesta është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, ndërsa dhunën ndaj qytetarëve, punonjësve të policisë dhe institucioneve e cilëson të dënueshme me ligj. Ajo njofton se do të vijojë angazhimin për ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


