Aktualitet

Policia gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Malishevë

Një shofer është gjobitur me 150 euro dhe një pikë negative pasi Policia e identifikoi nga një video e publikuar në rrjete sociale.

Dëgjo artikullin 1 min
Automjet policor – fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer për vozitje të rrezikshme në Malishevë, pasi në rrjete sociale ishte publikuar një video e veprimit të tij në komunikacion.

Rasti kishte ndodhur më 27 gusht, rreth orës 21:50, në rrugën “Ibrahim Mazreku”.

Sipas njoftimit policor, shoferi kishte rritur vrullshëm shpejtësinë, duke shkaktuar rrëshqitjen dhe rrotullimin e gomave në vend, si dhe zhurmë të panevojshme.

Pas identifikimit të automjetit dhe drejtuesit, Policia i shqiptoi gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ndërmarrë masa ndaj pjesëmarrësve që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Scroll To Top