Picard kryeson Apelin në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Gjyqtarja Michele Picard kryeson Panelin e Apelit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Kjo përcaktohet në vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të…

Gjyqtarja Michele Picard kryeson Panelin e Apelit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Kjo përcaktohet në vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të publikuar më 29 shtator 2026, për pjesëmarrjen e viktimave në procedurën e apelit.
Sipas dokumentit, krahas Picard, panelin e përbëjnë gjyqtarët Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Vendimi përcakton edhe kufijtë e pjesëmarrjes së viktimave: ajo duhet të lidhet me çështjet që prekin interesat e tyre personale dhe nuk mund të cenojë të drejtat e të akuzuarve.
Viktimat do të përfaqësohen përmes Mbrojtësit të Viktimave dhe nuk mund të përfaqësojnë vetveten. Paneli ka vendosur të zbatojë një regjim të ngjashëm me atë të shkallës së parë, me përshtatje për fazën e apelit, duke ruajtur kontrollin mbi mënyrën e pjesëmarrjes së tyre.
Mbrojtësi i Viktimave do të ketë qasje në dosjen e çështjes, përveç materialeve të shënuara “ex parte” ndaj tij. Ai mund të marrë pjesë edhe në seancat e apelit, përveç atyre nga të cilat përjashtohet shprehimisht.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


