Përparim Rama: Referendumi i 1991-shit shprehu vullnetin për pavarësi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përkujtoi 35-vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar votimin e 26–30 shtatorit 1991 si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve për një…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përkujtoi 35-vjetorin e referendumit për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar votimin e 26–30 shtatorit 1991 si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve për një shtet të pavarur dhe sovran.
Në postimin e tij, Rama e lidhi referendumin me përpjekjet për ndërtimin e institucioneve të Kosovës nën udhëheqjen politike të Ibrahim Rugovës. Ai kujtoi se votimi pasoi Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, ndërsa u parapriu zgjedhjeve shumëpartiake të 24 majit 1992.
“Sot, 35 vjet më vonë, e kujtojmë këtë referendum jo vetëm si një datë të historisë, por si dëshmi se Republika e Kosovës u ndërtua mbi vullnetin, qëndresën dhe sakrificën e qytetarëve të saj”, shkroi Rama.
Sipas tij, ruajtja e kujtesës historike është përgjegjësi ndaj brezave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit dhe atyre që do ta çojnë përpara.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


