Përparim Rama kërkon partneritet më të fuqishëm me SHBA-në
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kërkoi që miqësia historike me Shtetet e Bashkuara të shndërrohet në partneritet më të fuqishëm për të ardhmen. Në postimin për pjesëmarrjen në mbrëmjen gala…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kërkoi që miqësia historike me Shtetet e Bashkuara të shndërrohet në partneritet më të fuqishëm për të ardhmen. Në postimin për pjesëmarrjen në mbrëmjen gala të Këshillit për Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në New York, ai theksoi rolin e mërgatës në forcimin e zërit të Kosovës.
“Historia e Kosovës dëshmon se kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku, zëri ynë është dëgjuar më fuqishëm në botë”, shkroi Rama.
Ai e lidhi forcimin e partneritetit me paqen, demokracinë, zhvillimin dhe brezat e ardhshëm, duke shprehur mirënjohje për komunitetin shqiptar në SHBA.
Sipas Ramës, gjatë mbrëmjes gjenerali Wesley K. Clark u nderua me çmimin “Kalorësi i Skënderbeut” për kontributin e tij historik për Kosovën. Bruno Selimaj mori çmimin “Nënë Tereza” për përkushtimin prej dekadash ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


