Pa kategori

PDK përkujton Bunjakun: Sakrifica e tij dëshmi e guximit dhe përkushtimit

Partia Demokratike e Kosovës përkujtoi më 24 shtator rreshterin Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës në Banjskë. Në postimin përkujtimor, partia nderoi kontributin e…

PDK përkujton Bunjakun: Sakrifica e tij dëshmi e guximit dhe përkushtimit
Dëgjo artikullin 1 min

Partia Demokratike e Kosovës përkujtoi më 24 shtator rreshterin Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës në Banjskë. Në postimin përkujtimor, partia nderoi kontributin e tij në mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

“Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë”, thuhet në postimin e PDK-së.

Bunjaku u vra më 24 shtator 2023. PDK-ja e përmbylli reagimin me mesazhin: “E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top