Pa kategori

Shaheen: Shiroka Pula do të jetë forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehu bindjen se presidentja Justina Shiroka Pula do të jetë forcë stabilizuese për Kosovën, në një letër ku rikonfirmoi mbështetjen për të ardhmen euroatlantike të vendit.…

Shaheen: Shiroka Pula do të jetë forcë stabilizuese për Kosovën
Dëgjo artikullin 1 min

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehu bindjen se presidentja Justina Shiroka Pula do të jetë forcë stabilizuese për Kosovën, në një letër ku rikonfirmoi mbështetjen për të ardhmen euroatlantike të vendit.

“Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes euroatlantike të Kosovës, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, thuhet në letrën e Shaheen.

Duke iu referuar zhvillimeve politike, senatorja shprehu shpresën se me Shiroka Pulën dhe Qeverinë e re, Kosova do të ecë drejt prosperitetit dhe sigurisë më të madhe.

Shaheen e falënderoi presidenten për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që iu bë, duke shprehur gatishmërinë për ta vazhduar mbështetjen edhe në të ardhmen.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top