PDK para seancës për Specialen: “Për UÇK-në! Për çlirimtarët!”
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar mesazhin “Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!” në rrjetet sociale, para seancës së parashikuar për shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara…

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar mesazhin “Për UÇK-në! Për çlirimtarët! Për drejtësinë!” në rrjetet sociale, para seancës së parashikuar për shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është planifikuar për sot në orën 09:00, me shqyrtimin e parë të projektligjit si pikë të parë të rendit të ditës.
Projektligji i propozuar nga PDK-ja synon, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, mundësinë e ankimit në Gjykatën Supreme, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë. Këto janë ndryshime të propozuara, që presin shqyrtimin parlamentar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


