Pa kategori

PDK mbështet protestat e 25 shtatorit dhe fton qytetarët në tubimin e 1 tetorit

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetje për protestat e 25 shtatorit, të thirrura nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në komunat e Kosovës. Në reagimin e saj,…

PDK mbështet protestat e 25 shtatorit dhe fton qytetarët në tubimin e 1 tetorit
Dëgjo artikullin 1 min

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetje për protestat e 25 shtatorit, të thirrura nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në komunat e Kosovës. Në reagimin e saj, partia e cilëson të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

PDK u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë edhe në protestën e platformës “Liria ka emër”, më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Partia shpreh gjithashtu mbështetje për tubimet që po zhvillohen në Kosovë dhe në diasporë kundër vendimit të Hagës.

Sipas PDK-së, institucionet dhe partitë politike duhet t’i trajtojnë me urgjencë hapat institucionalë dhe ligjorë lidhur me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë kuadër, ajo e konsideron prioritet votimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top