PDK kërkon mbledhje të menjëhershme: Ndryshimet për Specialen, pika e parë
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe t’i vendosë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara si pikë të parë të rendit të ditës. Kërkesa është…

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe t’i vendosë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara si pikë të parë të rendit të ditës. Kërkesa është pjesë e komunikatës së 23 shtatorit, me të cilën partia mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe themelimin e Qeverisë.
“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe të përfshijë si pikë të parë në rendin e ditës Projektligjin për Dhomat e Specializuara”, thuhet në komunikatë.
PDK e cilëson votimin e nismës “prioritet kombëtar”, duke e lidhur me përpjekjet për drejtësi dhe mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Sipas partisë, vendimi i Kushtetueses krijon mundësi për vazhdimin e proceseve institucionale pa vonesa të tjera.
Në vlerësimin e PDK-së, Kuvendi ka edhe 13 ditë për përmbylljen e konstituimit, votimin e ndryshimeve ligjore dhe zgjedhjen e Presidentit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


