Pa kategori

63 deputetë në sallë, rezoluta për barnat sërish pa kuorum

Vetëm 44 nga 63 deputetët e pranishëm në Kuvendin e Kosovës morën pjesë në votimin e rezolutës për barnat onkologjike pas rifillimit të seancës, duke e lënë atë sërish pa…

63 deputetë në sallë, rezoluta për barnat sërish pa kuorum
Dëgjo artikullin 1 min

Vetëm 44 nga 63 deputetët e pranishëm në Kuvendin e Kosovës morën pjesë në votimin e rezolutës për barnat onkologjike pas rifillimit të seancës, duke e lënë atë sërish pa kuorumin e nevojshëm. Pro votuan 42 deputetë, ndërsa dy abstenuan.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e vendosi si pikë të parë pas pauzës rezolutën e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari.

Propozimi lidhet me mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike dhe rastin e një pacienteje me kancer të gjirit që, sipas çështjes së paraqitur në Kuvend, kishte mbetur katër muaj pa terapi para vdekjes. Rezoluta nuk u miratua në këtë votim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top