Papa Leoni kundër eutanazisë: Ligjshmëria nuk mjafton për drejtësi morale
Papa Leoni kundërshtoi eutanazinë gjatë një fjalimi në Lourdes, duke theksuar se ligjshmëria e një veprimi nuk e bën atë domosdoshmërisht moralisht të drejtë. Duke iu drejtuar pacientëve dhe personave…

Papa Leoni kundërshtoi eutanazinë gjatë një fjalimi në Lourdes, duke theksuar se ligjshmëria e një veprimi nuk e bën atë domosdoshmërisht moralisht të drejtë. Duke iu drejtuar pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara në një pelegrinazh, ai tha se ligjet njerëzore nuk duhet të cenojnë bindjen për dinjitetin e njeriut.
“Është e pamundur që të konsiderohet normale shkaktimi i vdekjes”, deklaroi Papa. Ai kundërshtoi heqjen e jetës në emër të asaj që e quajti “një dhembshuri të rreme”.
Papa kërkoi zhvillimin e kujdesit paliativ dhe të kërkimit mjekësor, duke bërë thirrje që shoqëria t’i shoqërojë pacientët me kujdes dhe dhembshuri. “Edhe në të ardhmen, mjekësia nuk mund të bëhet kurrë shërbëtore e një vdekjeje të programuar”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


