Pa kategori

Osmani: Mungesa e komunikimit me Trumpin rrezikon sigurinë

Ish-presidentja Vjosa Osmani vlerëson se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strategjik me nivelet më të larta të administratës Trump përbën rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe u…

Osmani: Mungesa e komunikimit me Trumpin rrezikon sigurinë
Dëgjo artikullin 1 min

Ish-presidentja Vjosa Osmani vlerëson se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strategjik me nivelet më të larta të administratës Trump përbën rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe u jep më shumë hapësirë narrativave të Serbisë kundër saj.

Në një postim në Facebook, Osmani përmendi presidentin amerikan Donald Trump, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe kabinetin politik të presidentit si nivelet me të cilat e konsideron të domosdoshëm komunikimin përmbajtësor.

“Marrëdhënia me Amerikën nuk është çështje protokolli, por çështje e sigurisë kombëtare”, shkroi ajo.

Sipas Osmanit, Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, të cilat i cilësoi aleat jetik. Ajo argumentoi se mungesa e komunikimit i krijon Serbisë hapësirë për të shtyrë përpara narrativa që i cilësoi të rrejshme.

Osmani e lidhi partneritetin e fortë politik me SHBA-në me integrimin euroatlantik, mbrojtjen e së vërtetës historike për luftën çlirimtare dhe mbrojtjen e sovranitetit e të shtetësisë së Kosovës. Sipas saj, këto interesa nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme pa këtë partneritet.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top