Pa kategori

Hamza: Ligji për Specialen duhet të zbatohet nga të gjithë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë miratuar me procedurë të rregullt dhe se ligji është…

Hamza: Ligji për Specialen duhet të zbatohet nga të gjithë
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë miratuar me procedurë të rregullt dhe se ligji është i zbatueshëm për të gjithë.

“Ne konsiderojmë që Kuvendi e ka aprovu ligjin në mënyrë të rregullt, procedurale dhe kam thënë që ligji është i zbatueshëm për të gjithë”, deklaroi Hamza për ndryshimet e miratuara në seancën e djeshme.

Sipas tij, deputetët e kanë përmbushur përgjegjësinë ligjvënëse, ndërsa ata që kanë detyrimin për zbatimin e ligjeve duhet ta përmbushin atë.

“Kuvendi aprovon ligje, ndërsa ata të cilët janë të detyruar me i zbatu, duhet me i zbatu ligjet”, tha ai.

Hamza shtoi se Kuvendi, brenda kompetencave të tij, mund të ndryshojë Kushtetutën dhe të marrë vendime për marrëveshjet ndërkombëtare. Këto ishin vlerësime të tij për kompetencat e Kuvendit, jo njoftim për një vendim të ri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top