Nuñez: 440 të ndaluar në protestat në Francë, shumica të mitur
Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, njoftoi se 440 persona janë ndaluar gjatë protestave, shumica e tyre të mitur. Bilanci vjen pas mobilizimeve të nxënësve kundër kushteve në arsim…

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, njoftoi se 440 persona janë ndaluar gjatë protestave, shumica e tyre të mitur. Bilanci vjen pas mobilizimeve të nxënësve kundër kushteve në arsim dhe grevës së punonjësve publikë për paga e financim më të lartë.
Protestat e nxënësve të shkollave të mesme nisën në Paris në gjysmën e dytë të shtatorit dhe u përhapën edhe në zona të tjera. Kërkesat përfshijnë uljen e mbipopullimit të klasave, përmirësimin e materialeve shkollore dhe shtimin e personelit.
Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 40 institucione arsimore u bllokuan, ndërsa në 44 të tjera pati tentativa për bllokim. Gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë është përdorur gaz lotsjellës.
Më 29 shtator, sindikatat organizuan grevë të përgjithshme të sektorit publik kundër humbjes së fuqisë blerëse, dy ditë para prezantimit të planit financiar të qeverisë për vitin 2027. Ato kërkojnë rritje pagash dhe më shumë fonde për institucionet publike.
Sindikata CGT e vlerësoi pjesëmarrjen në rreth 70 mijë protestues në Paris dhe rreth 300 mijë në të gjithë Francën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


